Juventusi triumfon minimalisht ndaj Torinos.
Juventusi është rikthyer te fitoret, teksa e regjistroi triumfin e katërt në Serie A sonte.
“Zonja e Vjetër” triumfoi ndaj rivalit lokal, Torinos me rezultat minimal 0:1, shkruan Express.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të kur Vlahovic realizoi.
Me këto tri pikë, Juventusi tani ngjitet përkohësisht në pozitën e shtatë me 16 pikë, shtatë më pak se lideri Napoli që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Torino bie në vendin e 11-të me 11 pikë të grumbulluara dhe nuk di për fitore në pesë xhirot e fundit, ku ka regjistruar katër humbje dhe një barazim.