Juventusi me formacion të ‘frikshëm’ për sezonin e ri

19:35 | 17 Korrik 2019

Duket se në sezonin e ardhshëm, Juventusi do të ketë një formacion të ‘frikshëm’.

Pas bisedimeve të tejzgjatura Juventus me në fund ka finalizuar marrëveshjen për transferimin e Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi holandez i bashkohet Juventusit nga skuadra e Ajaxit.

Me transferimin e De Ligt, Juventus duket një skuadër mjaftë e mirë dhe konkurrente për shumë tituj në sezonin 2019/2020.

Përveç De Ligt, Juventus këtë verë ka transferuar edhe Gianluigi Buffonin, Aaron Ramseyn, Adrien Rabiotin, Merih Demiral dhe Luca Pellegrini.

Me gjithë këto transferime, dhe me lojtarët që kanë në dispozicion, Juventus ka të gatshëm një formacion të frikshëm për sezonin e ri.

‘Daily Mail’ ka publikuar një artikull se si mund të duket formacioni i Juventusit në sezonin e ardhshëm.

Juventus me këtë formacion, do të tentojë triumfin në Ligën e Kampionëve.

Komento: