Juventusi po mendon ta thyej rekordin e transferimeve në futbollin italian për De Bruynen.
Kevin de Bruyne ka paralajmëruar largimin nga skuadra e tij aktuale Manchester City.
Kampioni në fuqi i Anglisë është dënuar nga UEFA me dy vite përjashtim nga garat evropiane dhe kjo gjë për lojtarët e mëdhenj është një gjë e rëndë të mbesin jashtë garave të mëdha evropiane.
Kësisoj njëri nga yjet e mëdha të Cityt, Kevin de Bruyne ka paralajmëruar se mund të largohet nga skuadra pasi për të është shumë të qëndrojë dy vite pa luajtur në Ligën e Kampionëve.
Kjo gjë ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich e Juventus.
Gjiganti italian nuk po humb kohë dhe është duke përgatitur një ofertë për transferimin sensacional të De Bruynes.
Zonja e Vjetër do të bëjë disa ndryshime në mesfushë ku pritet largimi i Miralem Pjanic, Aaron Ramsey e Adrien Rabiot.
Sipas medieve italiane dhe atyre angleze Juventus do të ketë para të mjaftueshme pas shitjes së tre mesfushorëve për ta transferuar De Burynen nga City.
Kampioni në fuqi italian po përgatitë një ofertë prej 120 milionë euro për ta transferuar një tjetër yll të madh të futbollit në Serie A pas Cristiano Ronaldos.
Në rast se bëhet ky transferim, atëherë De Bruyne do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në futbollin italian.
28-vjeçarit do t’i pëlqente të luante përkrah Cristiano Ronaldos, teksa ka thënë më parë se të luante përkrah tij ose Messit do t’ia shtonin edhe më shumë asistimet.
Reprezentuesi belg ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 20 asistime.