Juventusi me Ronaldon në fushë, mposht Dynamo Kyiv

22:56 | 02 Dhjetor 2020

Juventusi tregon një ‘fytyrë tjetër” me Ronaldon në fushë.

Për Juventusin fitorja nuk është problem, sigurisht, kur në fushë është Cristiano Ronaldo.

‘Zonja e Vjetër’, me Ronaldon në fushë, ka mposhtur 3:0 Dynamo Kyiv, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Federico Chiesa në minutën e 21’ i dha epërsinë 1:0 Juventusit.
Në minutën e 57’, Ronaldo u përkujdes të dyfishonte epërsinë në 2:0. Për portugezin, ky ishte goli i 750 në karrierë.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes (3:0), shënoi Alvaro Morata, në minutën e 66’.

Komento: