Nico Rovella nuk do të largohet nga Juventusi.
Juventus e ka ndaluar Nicolo Rovella të bashkohet me Monza në formë huazimi, pavarësisht se ka arritur një marrëveshje me skuadrën e sapo promovuar në Serie A, përcjell ORAinfo.
Calciomercato raporton se marrëveshja mund të jetë përkohësisht në pritje ndërsa skuadra torineze pret lajmet në lidhje me transferimet e mundshme të ardhshme për t’u siguruar që ata kanë opsione të mjaftueshme në mesfushë./ORAinfo/