Juventusi në garë për ta transferuar mbrojtësin nga La Liga – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi në garë për ta transferuar mbrojtësin nga La Liga

18:09 | 30 Janar 2019

Mediat italiane shkruajnë se Juventus edhe pse është i kënaqur me Martin Caceres, si një zgjidhje afatshkurtër për problemet e tyre mbrojtëse, po shikon një lojtar tjetër.

Thuhet se 28-vjeçari Stefan Savic, i Atletico Madrid, është një lojtar shumë i kërkuar nga Juventusi, por ata do të duhet të presin deri në verë për të bërë një lëvizje për të.

Saviç hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në verë dhe Juventusi mund ta përdorë këtë në avantazh të tyre, ndërsa përpiqen të negociojnë një marrëveshje për ish mbrojtësin e Manchester Cityt./ORAinfo/

Komento: