Juventusi në garë për yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi në garë për yllin e madh

16:55 | 30 Qershor 2020

Juventusit po e kërkon transferimin e një lojtari të njohur.

“Bianconeri” janë futur sërish në garë për qendërmbrojtësin shqiptar, të cilin e duan edhe Interi e Lazio

Marash Kumbulla pritet të ketë të ardhme të ndritshme.

Dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe klubet e mëdhenj evropianë, mbi të gjitha ata italianë.

Qendërmbrojtësi shqiptar po shkëlqen në fanellën e Veronës dhe interesimi i klubeve të njohura për kartonin e tij është i madh.

Së fundmi, garës për përfaqësuesin shqiptar i është rikthyer edhe Juventusi.

Juve e sheh 20 vjeçarin si lojtar ideal për të luajtur në qendër të mbrojtjes përkrah Mattijs de Ligtit.

Ndërkohë, Lazio i kishte ofruar javën e kaluar 20 milionë euro plus një lojtar për Kumbullën.

Por, oferta totale prej 26 milionë eurosh nuk e kishte bindur sa duhet Veronën.

Klubi italian i do së paku 30 milionë euro për yllin e tij.

Interesim për mbrojtësin stabil ndërkohë ka shfaqur edhe Interi.

Mbetet të shihet gjatë kësaj vere se cili do të jetë klubi i ardhshëm i Marash Kumbullës.

Komento: