Duket se skuadra e Juventusit do të bëjë edhe një transferim.
Juventus është gati t’i paraqesë një ofertë Fiorentinës për sulmuesin Federico Chiesa.
21 vjeçari i cili është i biri i legjendës Enrico Chiesa, po vlerësohet ndër talentët më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli italian viteve të fundit.
‘Calciomercato’ shkruan se ‘Zonja e Vjetër’ gjatë afatit kalimtar të verës do të ndërmerr hapa konkret për të siguruar shërbimet e yllit të Fiorentinas.
Juventus do t’i ofrojë kontratë pesë vjeçare Chieas, dhe vlera e tij do të rritet në 75 milionë euro.
Chiesa këtë sezon ka kontribuar me gjashtë gola dhe tri asistime në fanellën e Fiorentinës në 33 ndeshje në Serie A.