Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Icardi.
“Bianconeri” do ta rivalizojnë Milanin për transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit
Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Mauro Icardi.
Sulmuesi argjentinas është në kërkim të një klubi të ri pasi nuk po e gjen assesi rehatinë.
Ish-futbollisti i Sampdorias është huazuar këtë sezon në Paris Saint-Germain.
Por, ai pritet të rikthehet përkohësisht në Inter gjatë verës.
As “Nerazzurri” nuk e duan lojtarin më në ekip.
Prandaj, sulmuesi i rrezikshëm mund të përfundojë në një klub tjetër të Serie A.
Ditëve të fundit flitej për një interesim të Milanit për shërbimet e futbollistit.
Por, aty mbetet Juventusi, i cili e do Icardin qe një kohë.
Interi mund ta shesë përfaqësuesin argjentinas për 70 milionë euro.