Juventusi ofron dy lojtarë për yllin 70 milionësh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi ofron dy lojtarë për yllin 70 milionësh

22:59 | 28 Maj 2019

Juventusi dëshiron të përforcohet me lojtarë të rinj.

Federico Chiesa, sulmuesi i ri i Fiorentina-s është një nga objektivat e Juvenus-it për sezonin e ardhshëm.
Klubi vjollcë e vlerësonte 80 milionë euro kartonin e 21-vjeçarit, por tani është gati ta shesë për 70.

Në garë është edhe Inter-i, duke parë se Chiesa është një nga kërkesat që ka bërë Antonio Conte, por Juventus mund tëpërfshijë në operacion dy lojtarë, që mund t’i interesojnë Fiorentina-s.

Bëhet fjalë për Riccardo Orsolini-n dhe Rogerio-n, të cilët kanë qenë të huazuar respektivisht te Bologna dhe Sassuolo në sezonin që sapo u mbyll.

Komento: