
Juventusi e kërkon sulmuesin e Sassuolos
Sipas Gazzetta dello Sport, i përzgjedhur i Massimiliano Allegrit për sulmin e Juventusit është Gianluca Scamaca, ylli i Sassuolos.
Bardhezinjtë e kanë kërkuar lojtarin edhe gushtin e kaluar pas lamtumirës së CR7 dhe tani janë gati të hidhen në sulm për lojtarin, i cili ka bërë paraqitje shumë të mirë në fazën e parë të sezonit.
Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
Konkurrenca nuk mungon, duke parë se për lojtarin interesohen edhe Milan-i me Fiorentinan.
Sassuolo nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje dhe do të pranojë ta shesë sulmuesin vetëm për 40 milionë euro.