Juventusi përshëndetet me Kupën e Italisë

22:54 | 30 January 2019

Atalanta ka arritur ta mposht Juventusin në çerekfinale të Kupës së Italisë me rezultat, 3:0.

Golin e parë për vendasit e shënoi Timothy Castange në minutën e 37’, ndërsa epërsinë e dyfishuan me anë të Duvan Zpatas (39’).

Atalanta i dha goditjen e fundit torinasëve në minutën e 86’, ku Duvan Zapata shënoi golin e tij të dytë në ndeshje.

Juventus kishte disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk arriti t’i konkretizonte ato.

Kështu, Juventusit iu shuajtën shpresat që në këtë sezon ta fitoi tripletën, pas eliminimit nga Kupa e Italisë.

Tani, ‘Zonja e Vjetër’ do të fokusohet në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, ku interesimin më të madh e ka në këtë të fundit.

Komento: