Juventusi pëson humbje edhe ndaj Sassuolos.
Juventusi ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në Serie A, duke bërë kështu një tjetër hap prapa në garën për top katërshe.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-t, skuadra e drejtuar nga Massimilano Allegri pësoi humbje në udhëtim ndaj Sassuolos.
Ndeshja e zhvilluar në “Mapei Stadium” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për vendasit e shënoi Gregoire Defrel, në minutën e 64-t.
Sassuolo pas kësaj fitore ka 40 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.
Juventusi është i shtati me 44 pikë, nëntë më pak se Milani që është i katërti.