Juventusi po bën ndryshimin që askush nuk e priste

21:02 | 06 Mars 2020

Duket se skuadra e Juventusit po përgatitet për ndryshime.

‘Zonja e vjetër’ janë duke synuar trajnerin e Real Madrid.

Juventus janë gati të nisin një ofertë të majme për rikthimin e Zinedine Zidane në Torino, shkruan ‘Dailymail’.

Trajneri aktual i Real Madrid mbetet ikonë në Juventus nga ditët kur luante si lojtar me ‘Biankoneri’, dhe gjiganti i Serie A është i gatshëm ta mirëpres rikthimin e Zizou.

Maurizio Sarri nuk ka arritur të bind me stilin e aplikuar të lojës, prandaj zërat për Zidane do të rrisin presionin tek ai.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për Zidane në Madrid dhe nëse Juve do të ketë shanset që të sigurojë shërbimet e Zidane.

Komento: