Juventusi po e “rrëmben” yllin e Tottenhamit

19:44 | 10 Prill 2019

Duket se skuadra e Juventusit po përgatitet për një super-transferim.

Juventus do të synojë transferimin e Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.

Mesfushori danez, me paraqitjet në sezonet e fundit ka fituar epitetin e njërit nga mesfushorëve më të mirë që ka sot futbolli.

Skuadra si Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuara për shërbimet e tij.

Por, mediet në Itali vazhdojnë të insistojnë për një interesim të Juventusit për 27 vjeçarin.

‘Zonja e Vjetër’ do të tentojë që gjatë verës të sjellë në radhët e veta danezin që i shënoi Kosovës në miqësoren e 21 marsit në ‘Fadil Vokrri’.

Komento: