
Juventusi është duke bërë përpjekje maksimale për të nënshkuar me mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Savic këtë verë.
Fabio Paratici është i bindur se lojtari serb është njeriu që Juventusi ka nevojë për rinovimin e mesfushës së tyre dhe ka filluar identifikimin e lojtarëve që Juventusi mund t’i ofrojë për të ëmbëlsuar marrëveshjen me Lazion dhe për të bindur Claudio Lotito për të ulur tarifën e transferimit të mesfushorit nga 100 milion euro, përcjell ORAinfo.

Juventus është i gatshëm t’i ofrojë Lazios dy lojtarët Daniele Rugani dhe Riccardo Orsolini, me qëllim të uljes së çmimit nga Lazio për Savic.
Milinkoviç Saviç gëzonte një sezon fantastik në 2017/18, por loja e tij ra paska këtë sezon, duke ulur kështu edhe vlerën e lojtarit, megjithëse formën e tij e mori kah fundi i sezonit. /ORAinfo/