Juventusi po ia prish punët Milanit për transferimin e lojtarit 100 milionësh

12:47 | 06 Prill 2019

Të mërkurën, sipas raporteve nga Tuttosport, Juventusi kishte skautë në ndeshjen midis Benfica dhe Sporting Lisbon, në të cilën Sporting fitoi 1-0, ku Benfica wshtw eleminuar nga kupa, përcjell ORAinfo.

Arsyeja që Juventusi kishte skautët të shikojnë ndeshjen është të mbajnë gjurmët e disa objektivave të raportuara.

Në anën tjetër dyshja e Benfica, Joao Felix dhe Ruben Dias janë në interes të Bianconerëve; dy yjet e Portugalisë konsideronin disa nga lojtarët më të mirë në ligë dhe prandaj tërheqin interes nga elita e Evropës.

Në anën e Sporting, megjithatë, Juventusi po sheh Bruno Fernandes; mesfushorin portugez i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me lëvizjet në Milan, Manchester United dhe Liverpool.

Fernandes u lidh shumë larg nga Portugalia verën e kaluar kur një numër lojtarësh, si mesfushori Gelson Martins, u larguan nga klubi pasi ultras bastisën dhe sulmuan një nga qendrat e trajnimit të klubit dhe presidenti nuk veproi siç duhet. /ORAinfo/

Komento: