Juventusi po nënshkruan me yllin e madh, atë po e kërkon e gjithë Evropa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi po nënshkruan me yllin e madh, atë po e kërkon e gjithë Evropa

16:04 | 27 Maj 2019

Juventusi do të nënshkruajë një kontratë të re me Moise Kean.

“Zonja e Vjetër” do të hyjë në një revolucion, pasi largimi i Max Allegrit nis një cikël të ri në klubin torinez.

Drejtuesit kanë nisur të mendojnë për rinovimet dhe emri i parë në listë është ai i Moise Kean. Tuttosport shkruan se klubi dhe sulmuesi 19-vjeçar janë shumë pranë rinovimit. Kontrata e re do të nënshkruhet deri në vitin 2024 dhe sulmuesi do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Gjashtë gola në Seria A, një në Kupë dhe 6 gola me Italinë kanë bërë që Kean të mbyllë një sezon fantastik. Ai shihet si e ardhmja e sulmit të Juventusit dhe me largimin e mundshëm të Mario Mandzukicit, italiani pritet të ketë më shumë minuta sezonin e ardhshëm.

Komento: