Juventusi po transferon dy yjet e Real Madridit

09:45 | 10 February 2019

Juventusi duket se po synon të transferojë dy yjet e Real Madridit.

Bëhet fjalë për dy emrat e njohur Isco Alarcon dhe James Rodriguez.

Gjasat janë të mëdha që Paulo Dybala të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, dhe për këtë ‘zonja e vjetër’ po përgatitet.

‘Tuttosport’ shkruan se Isco ose James Rodriguez do të zëvendësojnë argjentinasin, nëse ai largohet gjatë verës.

Thuhet se Real Madrid janë duke përgatitur një ofertë të majme për reprezentuesin e Argjentinës. Juve do ta lirojnë lojtarin, nëse ata sigurojnë zëvendësuesin, që do të vinte nga Real Madrid.

Skuadra italiane është në dijeni për ngecjet e Iscos me ‘Los Blancos’ këtë edicion dhe janë të interesuar të transferojnë lojtarin.

Gjithashtu, huazimi i Rodriguez tek Bayern nuk po shkon si më së miri, gjë që e bën Juven si një opsion të mundshëm.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ngjarjet që do të pasojnë gjatë këtyre muajve.

Komento: