N’golo Kante është lojtari i Chelseas dhe që po e kërkon largimin nga kjo skuadër.
N’Golo Kante nuk është i lumtur te Chelsea, pasi që Maurizio Sarri i ka ndërruar pozicionin e tij si mesfushor defanziv.
Trajneri italian po e preferon më shumë Jorginhon në mesin e fushës, andaj mesfushori francez dëshiron të largohet, transmeton lajmi.net.
Duke parë dëshirën e Kantes për tu larguar nga Chelsea, Juventus e dëshiron transferimin e tij.
Mesfushori francez është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm te skuadra londineze, andaj 150 milionë euro duhet paguar për ta ndryshuar qëndrimin e bluve.
Juventus është i gatshëm që të bëjë një ofertë rreth 100 milionë euro, duke përfshirë edhe një lojtar në marrëveshje.