Skuadra e Juventusit ka pranuar rezultatet e testeve të dy lojtarëve.
Juventus ka pranuar sot rezultatet e testeve mjekësore për Bentancur dhe Chiellini.
Dyshja e Juventus, Giorgio Chiellini e Rodrigo Bentancur janë testuar në J Medical, për të ekzaminuar dëmtimet e tyre.
Sipas Romeo Agresti, rezultatet përjashtojnë ndonjë dëmtim të mundshëm muskulor.
Gjendja e lojtarëve tashmë do të rivlerësohet gjatë ditëve në vazhdim.
Chiellini ka humbur pjesën më të madhe të sezonit si pasojë e lëndimeve dhe duket se ashtu do ta mbyll edicionin.
Mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të njoftojë skuadra e Juves lidhur me dy lojtarët.