Juventusi pranon shitjen e yllit 100 milionësh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi pranon shitjen e yllit 100 milionësh

16:52 | 07 Janar 2019

Thuhet se Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester City duan Paulo Dybala, por Juventusi do të shqyrtojë vetëm ofertat që tejkalojnë 100 milion euro përcjell ORAinfo.

Sipas Tuttosport, tre gjigantët evropianë kanë bërë oferta për Dybala, por Juve po ‘injorojnë të gjithë’ për tani.

Megjithatë, gazeta thotë se bardhezinjtë ‘nuk përjashtojnë’ shitjen e një emri tjetër të madh këtë verë.

Megjithatë, ‘kushtet absolute’ të domosdoshme për Bayern, City ose PSG do të ishin që ata të ofertonin ‘më shumë se 100 milionë euro’, siç është rasti i kthimit të Paul Pogba në Manchester United./ORAinfo/

Komento: