“Skandal më i rëndë se Calcipoli, Juventusi pritet të bije nga liga” – avokati i njohur për ekspertizën sportive parashikon të ardhme të errët për Biankonerët.
Mattia Grassani, një avokat i njohur për ekspertizën e tij në të drejtën sportive, shfaqi një pamje të zymtë për Juventusin mes hetimeve për pagesat e fshehura të pagave.
Biankonerët janë aktualisht nën hetim për dyshohet se kanë rënë dakord për marrëveshje sekrete me lojtarët e tyre për t’i paguar pagat e tyre me vlerë tre muaj, pavarësisht se publikisht deklaruan se skuadra kishte rënë dakord të hiqte dorë nga pagesa e katër pagave mujore në fazat e hershme të pandemisë COVID-19. Raportimet kanë sugjeruar se deri në 17 lojtarë dhe 60 milionë euro në total janë përfshirë në këtë.
Duke folur për Radio Rai1, Grassani diskutoi fillimisht ndëshkimet e mundshme me të cilat përballet Juventusi në këtë rast.
“Ky mendoj se është hetimi më i rëndë në historinë e Juventusit, madje më i rëndë se ai i Calciopoli në 2006. Sjellja e paligjshme për të cilën ata akuzohen nuk ka precedent”, ka deklaruar fillimisht ai.
“Në nivel sportiv ata rrezikojnë më shumë se gjoba apo një dënim modest. E gjithë kjo mund të çojë në një dënim të rëndë, sepse rregulli thotë se nëse ka ndryshim të dokumenteve, siç janë letrat private, mund të sjellë pasoja më të mëdha se një ndëshkimi i thjeshtë”.
“Rregulli thotë se nëse klubi ka hyrë në sezon falë këtyre mjeteve, ata mund të përjashtohen nga ai, mund të çojë në rënie dhe madje edhe humbje të Scudettos”, vazhdon deklarimi i tij.
Ai sugjeroi se gjërat do të ecin shpejt në këtë rast.
“Drejtësia sportive ka një afat kohor shumë të shkurtër, ndryshe nga drejtësia civile. Do të përfundonte menjëherë, deri në 2022-23, dhe do të kishte rezultate të menjëhershme”.
Avokati dha mendimet e tij për dorëheqjen masive të bordit të drejtorëve të Juventusit.
“Dorëheqja në bllok të kujton zgjedhjen e bërë në vitin 2006 nga Moggi, Giraudo dhe Bettega. Është sigurisht një shenjë pozitive në një pamje shqetësuese”, potencoi më tej Grassani.
“Juventusi në këtë mënyrë ka prerë të kaluarën, por nuk mjafton për të ulur seriozitetin e fakteve, nëse konstatohen. Është një sinjal që thotë shumë për dëshirën e klubit për të izoluar elementët e përfshirë”.
“Rreziku i përsëritjes së krimit nuk ekziston më pas dorëheqjes, ndaj mendoj se nuk ka rrezik arresti paraprak dhe se procedimi do të vazhdojë me të pandehurit në gjendje të lirë”.
Grassani diskutoi nëse ky hetim ishte më i keq për Juventusin sesa Calciopoli.
“Atëherë sistemi i Juventusit duhej të ndoste sistemin e arbitrimit nga lart. Sot, fakti që të njëjtët protagonistë flasin për një situatë më të keqe se Calciopoli, tregon një ndërgjegjësim për sjellje edhe më të rënda se në 2006-ën”, potencoi më tej ai.
“Një gjë është t’u afrohesh gjyqtarëve, është tjetër gjë të drogosh llogaritë e klubit. Kjo shkel konkurrencën me klubet e tjera dhe shtrembëron rregullsinë e ligës. Unë nuk mund të vendos kapital në klub përmes ngjitësve Panini ose kartave të Monopolit për të ndryshuar situatën time”.
Ai foli për vendimin e UEFA-s për të nisur procedurat kundër Juventusit.
“Situata me UEFA-n nuk është shumë e thellë. Edhe për UEFA-n është një situatë unike, sepse procedurat e tjera përfshinin tejkalime në lidhje me Fair Play-in Financiar. Në ato situata ka pasur një bllokim të tregut, por kjo është një situatë tjetër”.
Në fund, Grassani diskutoi nëse rruga gjyqësore sportive dhe ajo penale gjyqësore mund të ndërthuren.
“Teknikisht janë dy rrugë të pavarura. Në shumë raste kemi parë lirime nga njëra anë dhe dënime nga ana tjetër”, bën të ditur më tej avokati.
“Drejtësia sportive do të jetë e para dhe hetimet penale nuk do të kenë marrë vendim ndërkohë”.
“Është e qartë se do të duhet të marrë parasysh drejtësinë penale, por kriteri do të jetë autonom. Lëvizja duhet të eliminojë mollët e këqija qoftë Juventus apo Borgorosso FC”, ka thënë Grassani.