Juventusi pëson humbje nga Maccabi Haifa
Maccabi Haifa ka shkaktuar befasi në Ligën e Kampionëve sonte, pasi mposhti Juventusin.
Skuadra izraelite fitoi me rezultatin e pastë 2:0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në Grupin H.
Ndeshja u zhvillua në “Sammy Ofer Stadium”, teksa për Maccabi Haifan ishte fitorja e parë këtë sezon pas tri humbjeve radhazi.
Omer Atzili shkëlqeu te vendasit sonte pasi shënoi të dy golat e fitores, në minutat 7 dhe 42.
Maccabi Haifa pas kësaj fitore ka tri pikë dhe mbetet në pozitën e fundit në grup, por tani me pikë të njëjta me Juventusin që ndodhet një pozitë më lartë.
“Zonja e Vjetër” ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Benfica, kurse Maccabi Haifa i shkon Paris Saint-Germainit.