Juventusi sapo mori lajmin e madh

19:44 | 06 May 2020

Një lajm i madh ka ardhur për skuadrën e Juventusit.

Pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidi edhe Paolo Dybala është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Lajmin e ka dhënë skuadra e Juventusit përmes ëebfaqes zyrtare të tyre.

“Paulo Dybala e kreu sipas protokollit, kontrollin e dyfishtë me teste diagnostikuese për koronavirus-Covid 19. Testet ishin negative. Lojtari është shëruar plotësisht dhe nuk i nënshtrohet më izolimit në shtëpi“, ka shkruar skuadra e Juventusit.

Gëzim i madh është parë edhe në fytyrën e lojtarit argjentinas.

“Fytyra ime tregon gjithçka, unë përfundimisht jam shëruar nga COVID-19”, ka shkruar Dybala.

Italia i ka lejuar stërvitjet dhe në fund të muajit mund të vendoset për rifillimin e kampionatit.

Komento: