Juventusi triumfon ndaj Interit.
Juventusi ka shënuar fitore ndaj Interit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht shumë rasteve, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Juventusi ka shënuar fillimisht me Adrien Rabiot, në minutën e 52’, derisa më pas e dyfishoi me Nicolo Fagiolin.
Juventusi pas fitores kalon në vendin e pestë me 25 pikë, pas 13 ndeshjeve, derisa Interi renditet në pozitën e shtatë me 24 sosh.