Juventusi shënon fitoren e radhës

21:31 | 19 Shkurt 2023

Juventusi shënon fitoren e radhës ndaj Spezias.

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Spezias, me rezutlat 2-0, në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Moise Kean, në minutën e 32’. Më gola nuk prodhoi kjo pjesë dhe përfundoi me këtë rezultat minimal në favor të Juventusit.

Në pjesën e dytë, Angel di Maria vulosi fitoren e Juventusit, me një gol në minutën e 66’.

Juventusi pas fitores kalon në vendin e shtatë me 32 pikë, pas 23 ndeshjeve.

Komento: