Juventusi ka shënuar fitore vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Zonja e Vjetër ka mposhtur Udinesen me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Danilo në minutën e 86-të pas një asistimi të Chiesas.
Kjo është fitorja e tetë radhazi e Juventusit në Serie A dhe me këto tri pikët e fituara ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, një më shumë se Milani dhe katër më pak se Napoli.