Juventusi shokon, po e transferon futbollistin që ka luajtur vetëm një minutë

16:46 | 02 February 2019

Patrice Evra thuhet se ka ofruar veten që të transferohet te Juventusi.

37-vjeçari është aktualisht një agjent i lirë, pasi kontrata e tij me West Ham United ka skaduar gjatë verës përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës Corriere di Torino, ish- futbollisti i Monakos, Manchester United dhe Marseille ka dërguar një mesazh në hierarkinë e klubit duke e bërë të ditur se ishte në dispozicion.

Evra nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese që prej majit 2018 dhe kjo ishte për vetëm një minutë për West Ham në ndeshjen kundër Leicester City./ORAnfo/

Komento: