Juventusi “tronditet” nga lajmi i fundit

15:55 | 10 December 2018

Juventusi ,ka konfirmuar se Medhi Benatia ka pësuar një dëmtim në gju vetëm dy ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Young Boys përcjell ORAinfo.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Juventusit vuri në dukje se Benatia duhej të ndalonte trajnimin të hënën në mëngjes për shkak të inflamacionit në gjurin e tij të djathtë.

Bardhezinjtë kanë humbur Andrea Barzagli për një pushim të gjatë, kështu që Daniele Rugani mund që ta zëvendësojë atë në këtë rast.

Kujtojmë se Juventusi është ekipi i vetëm italian pa humbje këtë sezon në kampionatin italian./ORAinfo/

Komento: