Juventusit do t’i largohen tre mesfushorë, synon transferimin e një talenti nga Ligue 1

14:48 | 14 August 2023

Juventusii pritet të bëj shumë ndryshime sidomos në repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm ku do të ketë shumë largime.

Denis Zakaria do të largohet në drejtim të Monacos, Nicolo Rovella te Lazio dhe Fabio Miretti me shumë mundësi do t’i bashkohet Bolognës në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Mesfusha e Juventusit do të humbasë përnjëherësh tre emra, të cilët duhet të zëvendësohen me patjetër.

Në Torino po vlerësohen profile të ndryshme, emra të ndryshëm si Thomas Partey, Khephren Thuram dhe Habib Diarra.

I pari në listë qëndron mesfushori i Arsenalit, për të cilin “topçinjtë” kërkojnë 30 milionë euro, një shifër e papërballueshme për Juventusin.

Gjithashtu, francezët e Nice kërkojnë të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë Khephren Thuramin, shumë e cila i shtyn bardhezinjtë të kërkojnë diku tjetër.

Kështu që objektivi më i përballueshëm i “zonjës së vjetër” është talenti i Racing Strasbourg, Habib Diarra.

Strasbourg do të kënaqej me një shumë prej 20 milionë euro, të cilat Juventusi mund t’i ofrojë pa problem për mesfushorin.

19-vjeçari është dhe një dëshirë e veçantë e drejtorit sportiv Giuntoli me Diarran që në vitin e tij të parë në Ligue 1 ka shkëlqyer duke shënuar edhe tre gola e duke asistuar në tre të tjerë në 33 ndeshje. /Telegrafi

Komento: