Juventusit- Torino, formacionet zyrtare

17:27 | 05 Dhjetor 2020

Formacionet e Juventusit dhe Torinos për këtë ndeshje.

Juventusi do të kërkojë këndelljen në kampionat përballë Torinos në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Zonja e Vjetër është në vendin e katërt në kampionat, pasi në nëntë ndeshje ka marr katër fitore dhe pesë barazime.

Në anën tjetër Torino ka marr vetëm gjashtë pikë dhe është në fundin e renditjes.

Andrea Pirlo për këtë ndeshje ka zgjedhur Cristian Ronaldon dhe Paolo Dybalan për sulmin.

Në anën tjetër te Torino në vijën e parë do të jetë Andrea Belotti.

Juventus: Szczesny,Bonucci, De Ligt, Cuadrado, Danilo, Bentancur, Rabiot, Kulusevski, Chiesa, Dybala, Ronaldo.

Torino: Sirigu; Lyanco, Nkoulou, Rodriguez; Singo, Meité, Rincon, Linetty, Ansaldi; Zaza, Belotti.

Komento: