Ka bërë tetë vjedhje, arrestohen dy vëllezërit

14:34 | 20 Janar 2019

Kohëve të fundit janë shtuar shumë rastet e vjedhjeve.

Policia ka arrestuar dy persona, vëllezër, për të cilët ka thënë se kanë pranuar se për afërsisht një muaj kanë kryer tetë raste vjedhjesh.

Të dyshuarit, sipas Policisë, janë arrestuar në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Komento: