Portieri, Keylor Navas ngurron të largohet nga Real Madrid në janar pavarësisht mungesës së paraqitjes së rregullt në ekipin e parë, raporton Marca përcjell ORAinfo.
Portieri nga Kosta Rika ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat për Los Blancos këtë fushatë.
Megjithatë, Navas është vendosur të qëndrojë në Madrid dhe ngurron të bëjë një lëvizje, ndërkohë që çdo klub i mundshëm nuk ka të ngjarë të përputhet me pagat e tij në Santiago Bernabeu./ORAinfo/