Ka dyshime se disa mjekë dhe profesorë janë infektuar me koronavirus

13:18 | 10 Mars 2020

Koronavirusi po përhapet me të madhe në gjithë botën.

Në postën elektronike ka arritur një denoncim anonim ku thuhet se disa asistentë, mjekë dhe profesor të Universitetit të Tetovës janë të infektuar me koronavirus, transmeton express.

Personi anonim, që ka denoncuar rastin, thotë se të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakt me drejtoreshen e repartit të dermatologjisë në Shkup, e cila tani është në karantinë dhe po mjekohet prej koronavirusit.

Sipas denoncuesit, rasti po mbahet i fshehur për shkak se asistentët dhe profesorët, por edhe mjekët, kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me studentët dhe pacientët.

“Pershendetje, jam ne Student/ente ne Universitetin Shteteror te Tetoves. Ju shkuraj ne menyre anonime, qe disa mjek/mjeke te USHT-se kane qene ne kontakt me dermatologen e cila ka pasur Covid-19. Si e tille, disa asistent te USHT-se supozohen qe kane marre Covid-19 dhe gjenden tani ne Shkup. Kjo mbeshtetet edhe ne faktin qe shumica e ushtrimeve te keta asistent nuk jane mbajtur. USHT ende mbane ushtrimet/ligjeratat ne menyre te papergjegjeshme, duke rrezikuar keshtu infektimin e studenteve dhe perhapjen e semundjes. Mbi te tjerash, kjo “gjendje” eshte ende duke u mbajte e fshehur. Edhe pse per gjerat qe shenova me larte nuk kam fakte 100%, do te iu isha shume mirenjohes, nese do ta hulumtoni me tutje kete ceshtje” ka shkruar një student në formë anonime në postën elektronike.

Komento: