Ka filluar rinumërimi i 1428 vendvotimeve.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimi i 1428 vendvotimeve.
Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-it dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund të ju themi se janë: 1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së”, ka thënë Elezi për lajmi.
Ai po ashtu ka thënë se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në 2 ndërrime
“Si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nag 23 në 32, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt të përmbyllim të gjithë këtë proces.”, ka thënë Elezi.
Tutje Elezi ka thënë se për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi.