Ka filluar shpërndarja e shujtave për nxënësit në këtë komunë të Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ka filluar shpërndarja e shujtave për nxënësit në këtë komunë të Kosovës

23:57 | 11 Shtator 2019

Ka filluar shpërndarja e shujtave për nxënësit në Vushtrri.

Në shkollat e Vushtrrisë ka filluar shpërndarja e shujtave për shkollarët e ciklit të ulët në të gjitha shkollat e komunës së Vushtrrisë.

Siç bën me dije në njoftimin për media Komuna e Vushtrrisë, “sot kryetari Xhafer Tahiri bashkë me drejtorin e DKA Afrim Namani, kanë vizituar shkollën ‘Naim Frashëri’ Vushtrri dhe ‘Migjeni’ në Stanoc dhe kanë shpërndarë shujtat për nxënës”.

“Përtej një premtimi që po realizohet, simbolika e këtij projekti është edhe në atë se të gjithë nxënësit janë të barabartë, si në qytet ashtu edhe në fshatra, pavarësisht gjendjes ekonomike të prindërve të tyre. Shkolla, premtim e prioritet i yni”, citohet të ketë thënë Tahiri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!