Ka filluar takimi i krerëve të shtetit me ambasadorin amerikan

09:19 | 31 Janar 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, janë duke mbajtur takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett i cili po zhvillohet në Zyrën e Presidentit.

Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj.

Edhe dje kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-të kërkojnë pezullimin e saj, Haradinaj refuzon, ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.

Komento: