Ka gol në “San Siro”, ja kush ka shënuar nga pika e bardhë

22:16 | 13 Prill 2019

Tani në San Siro po zhvillohet ndeshja mes Milanit dhe Lazios.

Ani pse pjesa e parë përfundoi pa gola, ndryshe është rezultati tani, përcjell ORAinfo.

Në fakt janë vendasit ata që kanë kaluar në epërsi ndaj Lazios, me golin e shënuar nga Kessie.

Mesfushori kaloi skuadrën e tij në avantazh minutën e 79” të takimit ku ka shënuar nga pika e bardhë.

Ky rezultat padyshim që do të jetë në favor të Milanit që kërkon të sigurojë një vend në Champions League./ORAinfo/

Komento: