Ka mbetur edhe shumë pak, ja kur do të vendoset për të ardhmen e Neymar

22:37 | 14 Gusht 2019

Neymar është bërë sërish temë kryesore ditëve të fundit.

Telenovela Neymar po shkon drejt fundit.

E ardhmja e yllit brazilian mund të zgjidhet në 48 orët e ardhshme, raportojnë mediet në Spanjë.

Pas kontaktit midis dy delegacioneve, Barcelona ka propozuar përfshirjen e disa lojtarëve në ofertë, ndërsa PSG kërkon vetëm para.

Kjo çështje mund të merr kahje pas një takimi mes Josep Maria Bartomeu dhe Nasser Al Khelaifi.

Të dy këta president, do të takohen të premten Angli, ku edhe do të vendoset përfundimisht për Neymar.

Barcelona po kërkon të përshpejtojë bisedimet, kur dihet se Reali gjithashtu po punon për transferimin e brazilianit.

Komento: