Ka mbetur vetëm zyrtarizimi, ylli i madh arrin në Inter

17:25 | 07 September 2020

Aleksander Kolarov mund të konsiderohet si futbollist i Interit.

Mbrojtësi ka nisur aventurën me zikaltrit në orët e drekës të kësaj të hëne pasi ka zbarkuar në aeroportin e Milanos Malpensa, për të kryer vizitat mjekësore të cilat nëse do t’i kalojë me sukses shumë shpejt do të vihet në dispozicion të Antonio Contes, gjithmonë pasi të ketë firmosur kontratën 1-vjeçare me opsion edhe për një tjetër vit me Interin.

Pasi mbylli angazhimin me kombëtaren, Kolarov ka udhëtuar menjëherë drejt Milanos.

Kartoni i tij do t’i kushtojë Interit 1,5 milionë euro ndërkohë që zyrtarizimin do të vijë së shpejti.

Komento: