Ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, pësoi sulm në zemër

10:43 | 23 March 2019

Ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj.

Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në Deçan.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj.

Komento: