Ka nisur intervistimi i Flora Brovinës në polici

12:02 | 17 Maj 2019

Policia e Kosovës është duke e intervistuar deputeten Flora Brovina në lidhje me fotografinë që ajo e publikoi dje në Kuvend.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka nisur intervistimin në stacionin policor në Prishtinë, lidhur me fotografitë e prezantuara dje në Kuvendin e Kosovës.

Brovina dje i prezantoi dy fotografi të cilat tha se janë bërë gjatë luftës në Kosovë, ku në njërën prej tyre shihej një femër duke u dhunuar.

Brovina tha para mediave se e njihte gruan që u dhunua nga ushtarët serb. Kurse, më vonë në media u raportua se fotoja është bërë nga një video pornografike në Irak.

Komento: