Gazetari dhe njëherësh moderatori, Naim Sadiku ka komentuar listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sadiku ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur një reformim të partisë, duke përfshirë edhe emra të rinj në listën për deputetë.
“Lumir Abdixhiku ka nis një njëfarë forme me e reformu partinë. Kjo është kulmuar me këta emra që disa prej tyre janë të ri edhe për herë të parë”, ka thënë Sadiku.
Tutje derisa ka komentuar kandidatët për deputetë, Sadiku ka veçuar Paris Gurin si një nga aktivistët më të zëshëm të kësaj partie.
“Paris Guri ka qenë goxha aktiv, sidomos me këto rastet e fundit të Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë Sadiku teksa ka komentuar renditjen e tij si i fundit në listë. /Gazeta10/