Ka nisur rrënimi i motelit “Jezero” në zonën e Ujmanit

11:05 | 30 Korrik 2026
ka-nisur-rrenimi-i-motelit-“jezero”-ne-zonen-e-ujmanit

Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm nga punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të cilët, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë nisur largimin e objektit.

Para fillimit të punimeve, zona është siguruar dhe objekti është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa në vendngjarje janë parë forca të Policisë së Kosovës që po ofrojnë mbështetje për mbarëvajtjen e aksionit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se policia po ofron asistencë gjatë realizimit të këtij operacioni, i cili po zbatohet në koordinim me institucionet kompetente.

Sipas ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, moteli është ndërtuar në pronë që i takon kësaj ndërmarrjeje publike dhe konsiderohet objekt i uzurpuar, çka ka shërbyer si bazë për ndërmarrjen e aksionit për rrënimin e tij.

Komento: