Ka nisur takimi Rama-Merkel

18:20 | 29 April 2019

Ka nisur takimi i paralajmëruar në mes të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Takimi po mbahet në Berlin në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Temë kryesore e diskutimit pritet të jetë e ardhmja evropiane e Shqipërisë, nëse vendi do duhet të “presë” apo nëse këtë qershor do të mund të hapë zyrtarisht negociatat me BE-në.

Në një intervistë para takimit për Top Channel, Rama deklaroi se “për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim”, tha ai duke shtuar se më shumë do të tregonte pas bisedës.

Komento: