Supergol në derbin Dortmund – Schalke.
Borussia Dortmundi arriti të kalojë në epërsi me rezultat 3:0 në derbin kundër Schalkes, që është i vlefshëm për xhiron e 26-të të Bundesligës.
Në minutën e 48-të të ndeshjes, Dortmundi e thelloi epërsinë falë supergolit të shënuar nga Thorgan Hazard, raporton Express.
Kjo është xhiroja e parë e Bundesligës që po zhvillohet pas rinisjes së sezonit, që u ndërpre në mars shkaku i koronavirusit.