Ka një vit që janë bashkë, kjo është vajza për të cilën Roberti e la Norën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ka një vit që janë bashkë, kjo është vajza për të cilën Roberti e la Norën

10:27 | 12 Shtator 2019

Janë me parë Robert Berisha dha lajmin për ndarjen nga Nora Istrefi.

Që nga dita që Robert Berisha njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se martesa e tij me Nora Istrefin kishte marrë fund, ata të dy kanë qenë kryefjala e mediave rozë.

Së fundmi ai që është vënë në qendër të vëmendjes është Roberti, pasi në rrjet po qarkullon disa foto, ku ai shfaqet pranë një vajze.

Mesa duket ai ka zgjedhur bregdetin turk për të pushuar disa ditë. Dhe në fotot e publikuara nga “prive.al”, dallohet se ai është i ulur në një tavolinë dhe se pranë tij është edhe një vajzë, e cila thuhet se është e dashura e re e Roberti.\

Kurse pas daljes së fotove gazeta blic ka shkruar se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në Neë York dhe se ata kanë një vit që janë të lidhur bashkë.

Edhe vetë Jessica ka publikuar foto në “InstaStoryn” e saj nga Turqia. Kujtojmë këtu se kur Roberti dha lajmin se ishte ndarë nga Nora, ai tha se do i ishte gjithmonë borxhli sepse ajo solli në jetë Reneen, vajzën e tyre të vetme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!