Ka pasuri mbi 77 milionë euro, ja për cilin deputet të AAK-së bëhet fjalë

17:35 | 06 June 2019

Po vazhdon edhe më tej deklarimi i pasurisë nga politikanët.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, duket të jetë njëri ndër deputetët më të pasur të Kuvendit të Kosovës

Dreshaj, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasuri totale prej 77 milionë e 158 mijë e 499 euro.

Ai ka deklaruar dhjetëra milionë euro pasuri të palujatshme dhe gjithashtu miliona të tjera pasuri nga ana e aksioneve në biznese të ndryshme.

Kurse, Dreshaj ka deklaruar se posedon para të gatshme vetëm 1 mijë e 466 euro.

Komento: