Sapo ka përfunduar Samiti i Ballkanit i cili u mbajt në Berlin.
Samiti u mbajt nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Dy nikoqirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, e presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë parë jashtë objektit ku është mbajtur pjesa zyrtare e takimit.
Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane.